Aplikacion
Ylli i hitit “Shape of You” dhe këngëtari kolumbian i muzikës reggaeton, kaluan një ditë në studio incizuese kjo pasi krejt rastësisht kishin krijuar shoqëri gjatë një takimi për çaj, traditë kjo e vjetër britanike. Dhe tani fansat e dyshes do të kenë mundësi që shumë shpejt, t’i dëgjojnë dy këngët e para të cilat ata i kanë realizuar së bashku, “Sigue” dhe “Forever My Love”.
31-vjeçari i shpërblyer me “Grammy”, i cili në të kaluarën kishte mësuar pak italisht për një version të këngës së tij, “Perfect”, me tenorin Andrea Bocelli, pranoi se ishte sfidë e vërtetë për të ta përvetësonte gjuhën spanjolle.
“Dy këngët e para që i kemi shkruar së bashku janë ‘Sigue’ dhe ‘Forever My Love’, të cilat lansohen së shpejti. Balvin dëshironte të më merrte në botën e tij dhe unë doja ta merrja në timen. Por, për mua ishte një sfidë e vërtetë ta mësoja spanjishten”.
Ylli i hitit “Bad Habits” planifikon të punojë me disa artistë të mëdhenj, teksa vazhdon ta sfidoj veten në muzikë. Ai ka treguar se gjatë këtij viti t’i sjell disa bashkëpunime, kjo ngase mendon se të qenët solo-artist mund të jetë një eksperiencë e vetmuar. Sheeran, i cili në ta kaluarën ka bashkëpunuar me këngëtarë të tillë si, Stormzy, Taylor Swift, Elton John, Rita Ora dhe Camila Cabello, e pranon se për të, puna me muzikantë të ndryshëm është mjaft argëtuese dhe emocionuese./L.K
/Zoom.al