Aplikacion
Sipas gazetës britanike, arsyeja pse çifti nuk u martuan zyrtarisht ishte një mosmarrëveshje me fëmijët e Berlusconit për pronën e tij. Pesë fëmijët e rritur të Silvio Berlusconit besohet se janë indinjuar nga qëllimi i babait të tyre për t’u martuar me Fassina-n ligjërisht, pasi nëse kjo do të ndodhte, atëherë 32-vjeçarja më vonë mund të pretendonte një pjesë të ish-kryeministrit 85-vjeçar. Sipas mediave italiane, Marta ishte “e ofenduar dhe shumë e inatosur që nuk kishte një martesë normale”.
Mirëpo, duket se më në fund i ka kapërcyer këto ndjenja hidhërimi. Ajo kishte veshur një fustan Antonio Riva, prej dantelle franceze me bisht 3.5 metra të gjatë, me koston që llogaritet rreth 20 mijë euro. /zoom.al