zoom

Aktualitet

Hidhet nga kati i 7-të i pallatit, humb jetën burri në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet ku një burrë i moshës 86-vjeçare është vetëhedhur nga kati i 7-të i pallatit ku jetonte dhe si pasojë ka humbur jetën. Ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes apo motivi i një akti të tillë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. 2 prej tyre të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim B. H., 26 vjeç.
Ky shtetas, më datë 18.03.2022, në Babrru, ka qëlluar në ajër duke kanosur shtetasin A. P., 18 vjeç, dhe më pas është ndihmuar nga shtetasi L. S., 21 vjeç (arrestuar më parë), të largohet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë kapjen e shtetasit E. Ç., 32 vjeç, shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, sepse me anë të mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës, në një studio ligjore, ka përvetësuar shuma parash ndaj klientëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. D., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Z., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. M., 45 vjeç, A. G., 59 vjeç dhe B. K., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Më datë 19.03.2022, në rrethana ende të paqarta, shtetasi H. H., 86 vjeç, është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte dhe si pasojë ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.