Aplikacion
Donacionet, përfshijnë veshje, pelena dhe medikamente të ndihmës së parë, janë pjesë e projektit ushqimor për komunitetin, Chippy Larder, në të cilin ish-kryeministri është vullnetar prej dy vitesh.
Cameron vlerësoi “bujarinë e komunitetit në perëndim të Oxfordshire dhe të popullit britanik në përgjithësi” si “jashtëzakonisht fenomenale, duke ndihmuar fqinjët në kohë nevoje”.
Më herët, ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar mirëpriti të gjithë mbështetjen e ofruar nga populli britanik, por tha se “paratë do të gjenin vend më mirë” sesa sendet e mëdha.
“Mesazhi është i thjeshtë: Nëse mundeni, jepni disa paund në vend që të sillni sende në një qese“, tha ai.