zoom

Aktualitet

“Ende nuk ka dalë në pah”… Gazetari italian tregon dënimin që rrezikon Elsa Lila

Arrestimi i Elsa Lilës erdhi pasi policia italiane finalizoi një operacion për goditjen e një bande në fushën e narkotrafikut.

Arrestimi i personit që furnizonte bandën me drogë, shtyu nisjen e hetimeve për pjesën tjetër. Kështu deklaroi në Euronews Albania gazetari italian Lorenzo Nicolini. Ai tha se përfshirja e një personi të njohur si në Shqipëri ashtu dhe në Itali i bën hetimet më të veçanta.

Nicolini specifikoi dhe akuzën që rëndon mbi Lilën. Ajo është arrestuar si pjesëtare e organizatës kriminale, me detyrën e menaxhimit të librit të kontabilitetit, ç’ka do të thotë se ajo mund të tërhiqej në çdo moment. Kjo e bën pozicionin e Elsa Lilës më të lehtësuar se pjesa tjetër e organizatës.

Ajo që nuk ka dalë ende në pah, sipas gazetarit është lidhja konkrete që ka pasur këngëtarja me trafikun e drogës, ndërsa është shumë e qartë lidhja e veçantë me kreun e organizatës. Raporti konkretisht nuk dihet ende./Zoom.al

Postime të lidhura