zoom

Aktualitet

“Të gjejmë një lidhje me shtetin si në Shqipëri”, si e udhëzonte grupin Elsa Lila

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila u arrestua një ditë më parë në Itali, si pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës. Mediat italiane shkruajnë se Lila, ishte ajo që mbante “kutinë e babagjyshit”, duke nënkuptuar këtu arkën me para që fitohej nga rrjeti. Ata po ashtu kanë bërë publike disa përgjime, në të cilën implikohej këngëtarja.

“Shko, shko atje, ndërro vend”, mësohet ti ketë thënë Lila një trafikanti. Më shumë se sa policëve, Lila i frikësohej hajdutëve, që sipas saj mund t’i vidhnin kasafortën me para, produkt të trafikut të drogës.

Grupi përdorte celularë të koduar për të mos u përgjuar. Numri i personave të përfshirë dyshohet se ka qenë më i lartë, pasi në një dëshmi të personave të përfshirë thuhet se: “Nëse ‘kutia’ hapet, do duhet të bëjnë një burg të ri në Romë!”.

Dhe pikërisht për policinë dhe për mundësinë e ryshfeteve, këngëtarja i ka të qarta idetë: “Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera”.

Në një rast “më dhanë një gjobë por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin”. Sepse këtu “si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”, ka thënë Lila në përgjime.

Veç Elsa Lilës, në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë, përfshirë boksierin Petrit Bardhi, i njohur si “Titi”. Ndërkohë, kryetari i bandës, është ende në
kërkim nga autoritetet italiane. /Zoom.al

Postime të lidhura