zoom

Ekonomi

Eksperti i ekonomisë Shano: Paketa e Rezistencës së qeverisë nuk ka lidhje me krizën

Për ekspertin e ekonomisë, Dritan Shano katër pikat e Paketës së Rezistencës që qeverisë për të menaxhuar situatën e rritjes së çmimeve, nuk kanë lidhje me krizën.

Në “Radar Informativ” në ABCnews, Shano tha se qeveria duhet të kishte hequr dorë në këtë periudhë nga investimet publike dhe PPP-të, por nuk e bëri. Sipas tij e njëjta gjë ka ndodhur edhe me krizat e mëparshme.

“Këtu kemi tre gjëra të reja. Kontestimin e rritjes së çmimit për shportën me 3 mijë lekë në muaj. 500 milion lekë për ata që përdorin linjat urbane. Ndërhyrjet i shkojnë biznesit dhe jo qytetarëve. Por ama kam idenë që ministria e Financave ka paraqitur edhe ajo vetë diçka ekstra. Një nga pikat që duhet të bënte qeveria duhet të ndërpriste çdo investim publik, çdo shpenzim qeveritar që të krijonte hapësirën e nevojshme. Përveç kësaj qeveria duhet të përdorte rezervën ligjore.

Çdo operator i shitjes së karburanteve është i shtrënguar me ligj të mbajë një rezervë. Nëse do të eliminonim spekulimin qeveria mund të përdorte rezervën. Këto janë instrumenta që ka qeveria në dorë, ajo nuk i ka bërë këto gjëra sepse do të ruaja të paprekura PPP-të. Është një situatë qe e kemi provuar dhe te treti, pandemia. Pavarësisht fatkeqësive kjo lloj qeverie është e vendosur të mos prekë PPP-të”, deklaroi Shano