Aplikacion
“Dua të them vetëm se periudha ime pas lindjes nuk ka qenë e lehtë,” tha ajo. “Kjo përvojë për mua, personalisht, ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën, fizikisht, mendërisht dhe shpirtërisht”.
“Nuk doja t’i kthehesha jetës publike pa e thënë këtë sepse mendoj se nëse të gjitha hyjmë në internet dhe shohim se edhe nënat e tjera po e kalojnë këtë periudhë tani, mund të duket më e lehtë për ne dhe të kuptojmë që këtë presion, nuk jemi të vetmet që po e kalojmë”, u shpreh Jenner”. Duke reflektuar mbi atë që i ka mësuar kjo përvojë, ajo shtoi: “Është ok të mos jesh ok”.
“Unë mendoja ‘Kam bërë një njeri , një djalë të bukur të shëndetshëm’, por ne duhet të ndalojmë së ushtruari presion mbi veten që të kthehemi në gjendjen e mëparshme, jo fizikisht, pro mendërisht pas lindjes”, shtoi Jenner.
Javën e kaluar, Kylie u rikthye në Instagram pothuajse një muaj pasi solli në jetë djalin e saj të vogël.
Berisha: Të vendosur drejt fitores!Shqipëria ka më shumë të burgosur politikë se Rusia apo Tunizia