Aplikacion
UNDP citon vlerësimin e qeverisë ukrainase se lufta deri më tani ka shkaktuar një humbje prej të paktën 100 miliardë dollarësh të infrastrukturës kryesore si rrugët, urat dhe spitalet, dhe ka shkaktuar mbylljen e të paktën gjysmës së bizneseve të Ukrainës, ndërsa gjysma tjetër funksionon nën kapacitete.
“Lufta në Ukrainë po shkakton vuajtje të paimagjinueshme të njerëzve me humbje tragjike të jetës dhe zhvendosjen e miliona njerëzve. Ndërsa nevoja për ndihmë të menjëhershme humanitare për ukrainasit është e një rëndësie të madhe, ndikimet akute të zhvillimit të një lufte të zgjatur po bëhen tani më të dukshme”, tha Achim Steiner nga UNDP./ Zoom.al