zoom

Bota

Sulmi në bazën ushtarake ukrainase, zyrtari polak: Kërcënim i hapur për NATO-n

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Marcin Przydacz është shprehur se sulmi me raketa ruse në një bazë ushtarake ukrainase pranë kufirit polka, i ndodhur ditën e djeshme është një përpjekje për të kërcënuar NATO-n.

Nga sulmi në bazën ushtarake të Ukrainës, rreth 20 km larg nga kufiri me Poloninë humbën jetën të paktën 35 persona.

Në një intervistë për mediat e huaja, Przydacz tha se kjo lëvizje e Rusisë ishte një provokim i rëndë.

“Ata me siguri e dinin se kjo bazë ushtarake ishte e vendosur pranë kufirit polak. Ata e dinin çfarë po godisnin, pra donin të dërgonin në mesazh duke kërcënuar NATO-n”, ka thënë më tej ai./ Zoom.al

Postime të lidhura