zoom

Bota

Sulm ndaj një pallati në Kiev, raportohet për viktima

Mëngjesin e sotëm, dy persona kanë mbetur të pajetë në Kiev, pas shpërthimit të një predhe, e cila goditi një ndërtesë vendbanimi në veriperëndim të Kievit.

Ndërkohë si pasojë e këtij sulmi, 3 persona u dërguan në spital, ndërsa nëntë të tjerë morën kujdes shëndetësor në vendngjarje, shkruajnë mediat e huaja.

Po kështu, mediat lokale raportojnë se një kullë televizive pranë Rivne, në Ukrainën perëndimore është goditur nga një raketë ruse. Nuk dihet nëse ka viktima.

Diku tjetër gjatë natës, katër persona u plagosën gjatë një sulmi me raketa, që synonte ndërtesat administrative në fshatin Stavische, në rajonin Zhytomyr./ Zoom.al

Postime të lidhura