zoom

Të gjitha

Hailey Bieber pëson goditje në tru por e mban të fshehtë

Modelja e njohur, Hailey Bieber, ka pësuar mpiksje gjaku në tru por këtë gjë e ka mbajtur të fshehtë. T Magzine raporton se pas këtij shqetësimi shëndetësor, gruaja e pop-yllit Justin Bieber, ka njoftuar se është mirë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram Hailey tha se ishte duke ngrënë mëngjes me Bieber kur filloi të ndjente simptoma të ngjashme me goditjen në tru.

E dërguar në spital, ajo tha se mjekët kishin gjetur një mpiksje të vogël gjaku në trurin e saj. Mirëpo, trupi i saj e kaloi vetë dhe u shërua plotësisht brenda pak orësh.

“Edhe pse ky ishte padyshim një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë, tani jam në shtëpi dhe jam mirë, dhe jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese për të gjithë mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm që u kujdesën për mua”, ka shkruar ajo, raporton AP.

Bieber dhe Hailey janë martuar së bashku  në vitin 2018./L.K

/Zoom.al

 

Postime të lidhura