zoom

Politikë

Rama takon furnizuesit e naftës, vijon sërish me të njëjtin argument: Jemi në luftë

Rritja e bujshme e çmimit të naftës ka shtyrë ditën e sotme, kryeministrin Edi Rama të takohet me furnizuesit e saj.

Sërish, Rama ka vijuar me argumentin se vendi ynë po përballet me një luftë të paparashikueshme, e cila po ndikon në rritjen e çmimeve.

“Jemi të ndarë në opinione, por duhet të jemi të bashkuar në fakte, por vendi ynë po përballet me një luftë që se kemi nisur ne, as nuk e ndajmë dot ne. As nuk e dimë se kur do të zgjasë. Lufta ka ardhur në Shqipëri me faturën e çmimit të energjisë, me faturën e çmimit të naftës dhe me ndikimin në të gjitha çmimet. Ky është fakt”, tha ai.