Aplikacion
Njoftohet se në pranga është vënë A. Ç., 25 vjeç, banues në Mushqeta, Tiranë, faturino i linjës së autobusëve Tiranë-Krrabë.
Kurse në kërkim u shpallën V. I., 39 vjeç, banues në Baldushk, administratori i linjës së transportit, dhe F. I., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata falsifikonin dhe hidhnin në treg bileta të linjës së transportit publik Tiranë-Krrabë, të cilat nuk prodhoheshin në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë.
Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e konsiderueshme biletash të dyshuara të falsifikuara./ Zoom.al