zoom

Bota

OKB bën thirrje: Jepini fund gjakderdhjes në Ukrainë!

“Jepini fund gjakderdhjes në Ukrainë”! Kështu është shprehur sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka dënuar bombardimin e spitalit të fëmijëve dhe maternitetit në Mariupol, ndërsa e ka cilësuar sulmin si të tmerrshëm.

Ukraina akuzoi Rusinë për bombardimet në spital, kur duhej të ishte në fuqi një armëpushim.

Nga sulmi në fjalë, të plagosur mbetën të paktën 17 persona, ndërsa nën rrënoja mbetën fëmijë dhe të rritur./ Zoom.al