Aplikacion
Sergei nuk ka qenë kurrë një ushtar profesionist, por mban gradën e gjeneralit të ushtrisë dhe ka punuar në përforcimin e forcave aty. Pozita e tij u forcua me fitoren në Krime dhe Siri, ndihmuar nga shërbimet inteligjente ruse.
Trupat ruse dështuan të pushtonin Ukrainën me shpejtësi. Logjistikë e dobët, strategji e paqartë dhe trupa të papërgatitur tregojnë se fitorja do të jetë e kushtueshme dhe pushtimi nuk do të zgjasë.
Ekspertët Rusi kanë fajësuar Shoigu-n që ka mbështetur planet jorealiste të Putin.
“Përveç se për Putin, kjo situatë është fundosëse për një person specifikisht, Sergei Shoigu”,-tha Michael Kofman, ekspert i çështjeve për Rusinë.
“Duke rënë dakord me idetë e Putin, ai e ka orientuar ushtrinë ruse drejt shkatërrimit”.
Shoigu ka treguar besnikëri ndaj Putin këtë herë. Por nëse operacioni dështon, ai do të jetë kurbani.
Sido që të shkojë pushtimi, startegjia fillestare e Shoigu ka dështuar. Për 11 ditë luftim, trupat ruse nuk kanë marrë asnjë qytet të madh në dorë dhe kanë vuajtur shumë pasoja të tjera. Ukraina po mbështetet globalisht. Për të rikuperuar humbjet ushtarake, Rusia ka vendosur të bombardojë vendstrehimet civile.
Shoigu është një inxhinier i stërvitur. Ai e ka nisur punën si menaxhues i situatave emergjente në Rusi, pak pasi ra Bashkimi Sovjetik. Ai mori emër nga përballimi i krizave atë periudhë dhe kështu u bë drejtuesi i ushtrisë. Ai e ktheu atë në një forcë moderne dhe investoi në marketimin e saj.
Suksesi i parë i tij ishte në Krime, kur ai planifikoi një operacion gjatë natës për të marrë gadishullin. Vetëm me një ndërhyrje ata morën kontrollin e godinës qeveritare.
Më pas, ishte mbështetja ushtarake që ata i bënë Sirisë në vitin 2015.
Ndonëse është parë si një pasardhës i denjë i Putin, Shoigu e ka ndihmuar atë në imazhin e tij politik. Ai ristiloi uniformat e ushtrisë ruse që të duken si ato që përdorte Stalini.
Ai e dinte që duhet të shkonte nga frynte era…
Nëse pushtimi i Ukrainës vazhdon të jetë i dobët, do të shkatërrojë të gjithë imazhin e hekurt të krijuar për ushtrinë ruse dhe vetë Shoigu-n.
Marrë me shkurtime nga WallStreetJournal/Përshtati: Zoom.al