Aplikacion
Einxhel foli rreth daljes së jashtë dhe sesi e kanë pritur familjarët e saj por edhe rrethi shoqëror.
“Ishin shumë të lumtur. Shumë njerëz më kanë pyetur për mamin, e kam gjetur më mirë se sa e lashë. Ka qenë shumë e lumtur për rrugëtimin tim aty brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Dalja dhe qëndrimi afër njerëzve të mi më të dashur, më ka bërë që të ndihem në një rreth pozitiv. Njerëzit me të cilët qëndrova ishte ajo që më ndihmoi psikologjikisht që t’i kthehesha rutinës time. Unë jam Einxhel që isha para se të hyja në ‘Big Brother VIP’”, tha ish-konkurrentja.tha Einxhel Shkira.
Mbi të gjitha ajo ka shprehur shqetësimin e saj për Beatriks Ramosaj që sipas Einxhelit, e ka pasur më të vëshitë përshtatjen me botën jashtë. Moderatorja tha se ka komunikuar me Trixën, por nuk janë takuar ende.
“Trixën nuk e kam takuar. Por e kam ditur se do të jetë pak më e rënduar. Kam komunikuar me Trixën, edhe brenda kam qenë e merakosur për të. Kjo nuk vjen vetëm nga BB VIP, por është edhe nga natyra e Trixës që është shumë e tërhequr nga daljet publike. Mendoj se edhe Trixa ka zgjedhur një lloj izolimi për të qenë më e qetë që të bëhet gati kur të dalë”, tha Einxhel./L.K
/Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet