zoom

Bota

Presidenti i Lituanisë: Putin nuk do ndalet me Ukrainën, po shkojmë drejt një konflikti botëror

Këtë të hënë, presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda paralajmëroi se dështimi për të ndaluar agresionin rus në Ukrainë, do të çojë në një konflikt global.

Nauseda tha se udhëheqësi rus, Vladimir Putin, nuk do të ndalet në Ukrainë dhe se bota e ka detyrim t’i ndihmojë ukrainasit me të gjitha mjetet në dispozicion.

“Vërtet mendoj në të gjitha mjetet, nëse duam të shmangim Luftën e Tretë Botërore. Zgjedhja është në duart tona”, tha ai.

Lituania, vend anëtar i NATO-s ka dërguar ndihmë ushtarake në Ukrainë dhe ka mirëpritur disa refugjatë ukrainas që kur ka filluar pushtimi i saj nga Rusia, më 24 shkurt.