zoom

Të gjitha

Britney Spears mund të jetë martuar

Tanimë këngëtarja e njohur Britney Spears po shijon në maksimum lirinë e saj duke i dhënë vetes disa pushime në ishujt më të bukur të Amerikës.

Së fundmi një video e publikuar nga ajo në Instagram ka ndezur dyshimet se ajo dhe i dashuri Sam Asghari janë martuar.

Britney, e ndau postimin në llogarinë e saj të “Instagram”-it me një mesazh që i bëri fansat të dyshojnë se dyshja janë martuar në fshehtësi.

Në postin e “Instagram”-it, këngëtarja i referohet Sam Asghari-t si “burri im”. Një fanse komentoi:“3 orë më parë ai ishte i fejuari juaj dhe tani është burri juaj? Mos jeni martuar?”

Rikujtojmë se Britney Spears më në fund po bëhet gati të tregojë anën e saj të historisë me anë të një libri. Këngëtarja e hitit “Toxic ka nënshkruar një marrëveshje prej 15 milionë dollarësh me shtëpinë botuese “Simon & Schuster” për të shkruar një libër autobiografik për jetën e saj.

Ky lajm vjen tre muaj pasi trupi gjykues i dha fund marrëdheniës së saj konservatore me babain e saj./L.K

/Zoom.al