zoom

Bota

Ish-kryeministrja ukrainase: Vendet aleate të mbyllin qiellin mbi Ukrainë

Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Tymoshenko u ka bërë thirrje aleatëve të vendit që të mbyllin qiellin mbi Ukrainën. Në një intervistë për BBC, Tymoshenko tha se ata i vlerësuan sanksionet e ashpra të vendosura ndaj Rusisë që nga fillimi i pushtimit, por shtoi se Ukraina kërkon ndihmë serioze të mëtejshme.

Ajo ndihmë është duke mbyllur qiellin mbi Ukrainë,” tha ajo.

Kur u pyet nëse ishte dakord që kërkesa nga NATO për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë mund të përshkallëzonte situatën, siç kanë argumentuar fuqitë e NATO-s, ajo tha se nuk ka nevojë të marrë lejen e NATO-s dhe këmbënguli se kjo mund të bëhet përmes koalicioneve me vendet përreth Ukrainës. Ajo gjithashtu kërkoi që trupat paqeruajtëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dërgohen në Ukrainë dhe të vihen në dispozicion sistemet më të fundit kundërajrore.