Aplikacion
Trupat e pajetë u gjetën nga kryeplaku i fshatit, teksa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në natën e 4 marsit. Paraprakisht mësohet se autor i dyshuar i ngjarjes është komshiu i dy grave, Ali Zili 36 vjeç, i cili mendohet të jetë futur në banesë për t’i vjedhur. Pas përleshjes me to, autori i ka goditur për vdekje me sende të forta. Ai u arrestua pasditen e sotme nga Policia.
Mësohet se gratë jetonin vetëm në banesë, pasi bashkëshortët i kishin ndërruar jetë, ndërsa fëmijët e tyre jetojnë në Greqi.
Ali Zili, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së vjehërr e nuse në Devoll, është arrestuar pasditen e sotme nga policia./ Zoom.al/