Aplikacion
Putin, duke folur në telefon me kancelarin gjerman Olaf Scholz këtë mbrëmje, hodhi poshtë të gjitha raportet për sulmet ruse mbi ndërtesat e banimit, shkollat dhe spitalet duke i cilësuar si ‘të rreme’. Deklarata vjen një ditë pasi doli në TV për të akuzuar ukrainasit për përdorimin e civilëve si ‘mburoja njerëzore’ ndërsa u zotua se nuk do të tërhiqej nga sulmi i tij, raporton Daily Mail.
Po sot, një predhë godit zonën pranë shtëpisë së presidentit Zelensky, megjithëse ai nuk mendohet të jetë aty dhe nuk janë shkaktuar dëme.
Ndërkohë Dmytro Kuleba, ministri i Jashtëm i Ukrainës, pohoi se trupat ruse kanë përdhunuar gratë në qytetet që tashmë janë nën pushtimin e Rusisë. Ai nuk dha prova për të mbështetur pretendimin e tij, por mediat ukrainase raportuan se njëmbëdhjetë raste përdhunimi ishin raportuar në Kherson – i vetmi qytetet i madh i pushtuar nga Rusia pas më shumë se një javë luftimesh.