Aplikacion
Lajmi është konfirmuar nga presidenti i këshillit rajonal të qytetit, Serhiy Chernov.
“Fshati Lakevo në zonën e Kharkivit është shkatërruar, ka shumë vdekje në atë zonë. Tani për tani po organizojmë punën e qendrës së koordinimit me njësitë më të vogla. Po kujdesemi dhe për të gjithë qytetarët, u dërgojmë ilaçe dhe ushqime”, tha Chernov.
Duket se rusët kanë objektiv të tyre për të marrë Kharkivin dhe Kievin. Betejat më të ashpra ato janë duke i zhvilluar në këto zona. Vlen të përmendet se edhe pse janë zhvilluar dy raunde bisedimesh për vendosjen e armëpushimit, një marrëveshje mes dy vendeve ende nuk është vendosur.