Aplikacion
“Operacionet ushtarake ruse pranë uzinës janë të pamatura dhe duhet të pushojnë,” tha Granholm, e cili mbikëqyr arsenalin bërthamor të SHBA-së.
“Reaktorët e termocentralit mbrohen nga struktura të forta kontrolli dhe reaktorët po mbyllen në mënyrë të sigurt”, ka shkruar ajo.
Autoritetet ukrainase raportuan në orët e para të mëngjesit të së premtes së 4 marsit, një sulm të forcave ruse ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje për ndihmë urgjente bashkësisë evropiane.
“Evropianë, zgjohuni të lutem. U thoni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë”, tha ai./Zoom.al/