zoom

Bota

Rrezik për katastrofë më të madhe se Çernobili! Rusët sulmojnë termocentralin bërthamor në Ukrainë

Teksa Ukraina ndodhet në ditën e nëntë të luftës, tanket ruse kanë sulmuar termocentralin më të madh bërthamor në Evropë. E gjitha kjo ka sjellë frikë për një katastrofë 10 herë më të madhe se Çernobili, e cilësuar si katastrofa më e madhe e njerëzimit e ndodhur shumë vite më parë.

Bëhet fjalë për bombardimin e një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia.

Transmetimi i drejtpërdrejtë nga termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia tregoi flakë në vend, ndërsa zyrtarët lëshuan paralajmërime të tmerrshme.

Më herët, tanket ishin parë duke qëlluar ndaj ndërtesave në objektin në juglindje të Ukrainës, duke i vënë flakën atyre. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha të premten herët se zjarri nuk ka prekur pajisjet thelbësore.

Raportet deklaruan se një njësi gjeneruese në termocentral ishte goditur, duke cituar ministrinë e energjisë atomike të Ukrainës. Zyrtarët ukrainas i kërkuan Rusisë të ndalojë sulmin, për të lejuar ekipet e shërbimit të urgjencës që të shuajnë flakët.

Centrali ka gjashtë reaktorë bërthamorë, duke e bërë atë më të madhin në Evropë. Ai prodhon rreth 25% të fuqisë së Ukrainës. Ministri i Jashtëm i vendit tha se një shpërthim në vend do të ishte 10 herë më i keq se Çernobili.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për terror bërthamor, duke e akuzuar se dëshiron të përsërisë katastrofën. Zelensky u kërkoi liderëve botërorë të ndalojnë Rusinë, përpara se kjo të bëhet sipas tij, një fatkeqësi bërthamore.

Në një postim në Facebook, herët të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për gjuajtje të qëllimshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, pasi një zjarr shpërtheu në objekt pas granatimeve të rënda nga forcat ruse.

“Tanket ruse të pajisura me imazhe termike qëllojnë blloqet atomike. Ata e dinë se për çfarë po qëllojnë. Ata janë përgatitur për këtë (sulm),” tha ai në postim, raporton “CNN”./Zoom.al