zoom

Bota

Lavrov sulmon SHBA-në: Po dominon Evropën si Napoleoni dhe Hitleri

Ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, në një konferencë shtypi nga Kremlini sulmoi ashpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fillimisht, gjatë fjalës së tij, ai u ndal te situata në Ukrainë, ku  tha se do të gjendet një zgjidhje, duke shtuar se dy delegacionet do të ulen sërish sot e do të bisedojnë.

“Do të gjendet një zgjidhje në Ukrainë. Delegacionet do të mblidhen e do të bisedojmë”, u shpreh Lavrov.

Më tej tha hapur se SHBA-ja e dominon Evropën ashtu si Napoleoni apo Hitleri në kohën e tyre.

“Uashingtoni dominon Evropën ashtu si Napoleoni apo Hitleri në kohën e tyre. Histeria do të zhduket dhe Perëndimi do të dalë prej saj”, tha shefi i diplomacisë ruse./ Zoom.al