Aplikacion
Selia e BE-së i cilësoi personat në fjalë si propagandistë që kontribuan në përhapjen e propagandës antiukrainase dhe promovimin e një qëndrimi pozitiv ndaj pushtimit të Ukrainës.
Por cilët janë 3 oligarkët më të fuqishëm në vend, që preken drejtpërdrejt nga ky ndëshkim?
Igor Sechin, shefi ekzekutiv i Rosneft-it, prodhuesi kryesor i naftës në Rusi. PJSC Rosneft Oil Company është një kompani ruse e integruar energjetike me seli në Moskë. Rosneft është e specializuar në kërkimin, nxjerrjen, prodhimin, rafinimin, transportin dhe shitjen e naftës, gazit natyror dhe produkteve të naftës.
Alisher Usmanov, një miliarder rus që dikur ishte njeriu më i pasur i vendit. Manjat i metaleve dhe teknologjisë, Usmanov i lindur në Uzbekistan, kontrollon rrjetin e dytë më të madh telefonik të Rusisë, MegaFon dhe gjigantin e metaleve Metalloinvest, së bashku me biznese të tjera.
Mikhail Fridman, bashkëthemelues i Alfa Group, i cili zotëron bankën më të madhe private në Rusi Alfa-Bank, zinxhirin më të madh të supermarketeve X5 dhe operatorin celular Veon. Ai gjithashtu drejton grupin e kapitalit privat me bazë në Londër, LetterOne. /Zoom.al