zoom

Bota

Video/Forcat ruse godasin kullën televizive në Kiev. 5 viktima

Pesë persona humbën jetën pasi forcat ruse goditën një kullë televizive në Kiev gjatë mbrëmjes së të martës, duke bërë jofunksionale dhe disa kanale transmetuese.

Pamjet e publikuara nga The Guardian tregojnë një shpërthim të madh dhe tym që del nga kulla.

Më herët, ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, paralajmëroi se Rusia po planifikonte të prishte komunikimet dhe të përhapte informacione të rreme për një kapitullim ukrainas.