zoom

Bota

Biden bisedon me Zelenskyn: Nëse SHBA përfshihet, nis Lufta e III Botërore

 

 

 

 

 

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe homologu i tij ukrainas, Volodomyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike, që ka zgjatur 30 minuta.

Sipas mediave të huaja, gjatë kësaj bisede është diskutuar për një ashpërsim të sanksioneve ndaj Rusisë. Kujtojmë që SHBA është pozicionuar krah Ukrainës në këtë betejë. Ata kanë shpallur disa sanksione ndaj Putinit dhe zyrtarëve të tjerë rusë, me qëllimin që ata të ndalin agresionin. Biden ka deklaruar, se SHBA nuk mund të përfshihet ushtarakisht në këtë betejë, sepse nëse kjo do të ndodhë, atëherë mund të nisi Lufta e III Botërore.

Sakaq, ai ka ndihmuar shtetin ukrainas me armatime dhe shumë monetare, si dhe inteligjenca e tyre ka zbuluar shumë plane të armikut. Ishte pikërisht SHBA që prej ditësh publikonte se Rusia kishte si qëllim pushtimin e Ukrainës, ata e bazonin këtë pretendim përmes pamjeve satelitore që tregonin angazhim të shtuar ushtarak në kufirin mes dy vendeve.