Aplikacion
Zyrtari i lartë ukrainas, Alexey Danilov, ka thënë se forcat e ushtrisë kanë neutralizuar një grup të posaçëm ukrainas, që ishin në mision për të vrarë Presidentin Volodymir Zelensky.PreviousNextPrej ditësh, po përflitet se grupe mercenare ruse, por edhe çeçene, janë në mision special për të vrarë disa zyrtarë të lartë në Ukrainë, mes tyre edhe Presidentin Zelensky. Një nga këto grupe, e quajtur “Ëanger”, ka bërë disa porosi për Putinin dhe me urdhër të tij, kanë realizuar me sukses disa asgjësime. Së fundmi ata ishin dërguar në Afrikë, për të torturuar dhe vrarë disa persona atje.
Grupi Ëanger
Putini ka angazhuar skuadrën mercenare të përbëre nga 400 persona në pushtimin e tyre në Ukrainë. Skuadra, e cila njihet si grupi “Ëangner” e konsiderohen si vërtetë të rrezikshëm kanë një mision të veçantë.
Ata besohet se do të merren me ekzekutimin e 23 figurave kyçe të politikës ukrainase, përfshirë vëllezërit Klitschko dhe presidentin Volodymyr Zelensky.
Sipas mediave të huaja, kjo skuadër është pajisur me armatime, personelin e nevojshëm dhe kushtet e duhura për të mësyrë në Kiev, me objektivin për të ekzekutuar liderët. Grupi “Ëanger”, sipas mediave të huaja, kanë qenë në një mision special në Afrikë, ku me urdhër të Putinit, kanë kryer një sërë operacionesh të errëta. Skuadra drejtohet nga Yevgeney Prigozhin, i cilësuar si një njeri shumë i afërt i Putinit.
Burime të inteligjencës amerikane, thonë se kjo skuadër, po pret dritën jeshile nga Kremlini për të nisur ofensivën e tyre dhe vrarë personat që ndodhen në “listën e zezë”.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës