Aplikacion
Pamje në dukje surreale vijnë nga qytete të ndryshme të Ukrainës. Godina të shembura, forca të shumta ushtarake, mjete të rënda, të plagosur dhe viktima.
Një panoramë e trishtë, që po shqetëson dhe kërcënon mbarë globin. Civilë që rrëmbejnë armët, njerëz që i druhen vdekjes, pasiguri dhe kaos.
Sot do të mbahet takimi mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi, ndonëse presidenti Zelensky nuk pret që një tryezë e përbashkët të sjellë zgjidhje për vendin e tij.
Ukraina pritet të kërkojë armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse.
“Delegacioni ukrainas mbërriti në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin nga presidenca ukrainase.