Aplikacion
Kim ishhte veshur me një ‘latex’, duke e kombinuar këmishën e saj të zezë me pantallona të ngjashme, doreza dhe syze “Prada” dhe çizme “Yeezy”.
Vetëm dy ditë më vonë, Julia Fox u shfaq e veshur njësoj në tapetin e “Versace”-s.
Julia e kombinoi veshjen e saj prej gome me doreza ‘latex’ dhe çizme shkëlqyese, dhe madje riktheu grimin e theksuar në sy.
Kjo nuk është hera e parë që dy nga ish të dashurat më të fundit të reperit, Kanye West vishen njësoj. Kujtojmë që vetëm pak javë më parë, Julia i dha fund romancës disa javësh me ish-bashkëshortin e Kim Kardashian, Kanye West. Ndërkohë divorci i tij me Kim Kardashian vijon ende./A.D