Aplikacion
“Forcat ruse vazhdojnë të avancojnë në dy akse drejt Kievit”, tha Hockenhull.“Objektivi i tyre është të rrethojnë kryeqytetin, të sigurojnë kontrollin e popullsisë dhe të ndryshojnë regjimin”.
Zyrtari britanik i inteligjencës vuri në dukje gjithashtu se Rusia “vazhdon të kryejë sulme në të gjithë Ukrainën” me një “seri të bashkërenduar sulmesh” të nisura në kryeqytetin e vendit, Kiev, gjatë natës të së enjtes deri të premten.
“Në Chernihiv dhe Kharkiv janë përdorur shumë raketahedhës,” tha Hockenhull.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të ofrojnë rezistencën e fortë, duke u fokusuar në mbrojtjen e qyteteve kryesore në të gjithë Ukrainën”, shtoi ai. /abcnews.al/