Aplikacion
Pjesë shkëputur nga libri ‘ Tokë e premtuar’:
Mendoj se qe diferenca mes të vërteteës për Rusinë e asaj kohe dhe këmbënguljes së Putin për statusin e superfuqisë, që shpjegonte marrëdhëniet e jashtme konfliktuale të vendit. Pjesa më e madhe e zemëratës drejtohet mbi ne: në daljet e tij publike, Putini u bë një Putini kritik I rreptë I politikave amerikane.Kur nismat e mbëshshtetura nga SHBA dilnin përpara Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ai sigurohej që Rusia t’I blloknte ose t’ I tjetërsonte, duke I zbutur – vecanërisht cdo gjë që kishte të bënte me të drejtat e njeriut. Më shumë pasoja kishin përpjeket në rritje të Putinit për të parandaluar vendet e ish- bllokut sovjetik, tani të pavaruara, të shkëputeshin nga ndikimi rus. Diplomatët tanë merrnin vazhdimisht ankesa , nga vendet fqinje me Rusinë, për raste kërcënimesh, për presione ekonomike,për fushata me informacion të rremë operacione të fsheshta për manipulimin e zgjedhjeve, për ndihma për kanditatët politikë pro rus apo korruptime të hapura.Në rastin e Ukrainës, kishe ndodhur helmimi misterioz Viktor Jushenkos, një activist reformator që u bë presindet I vendit dhe që Moska e kundërshonte me forcë.Dhe, sigurisht,edhe sulmi mbi Gjerogjinë, gjatë verës së vitit 2008. Qe mjaft e vështirë të dihej se sa larg parashikonte Rusia të ecte në këtë prag të rrezikshëm. / M.C/