Aplikacion
“Kanye Ëest ka shpërndarë në rrjetet sociale komunikime private të palëve dhe dezinformata për çështje personale familjare dhe bashkëprindërimin, gjë që ka shkaktuar shqetësim emocional. Ndërprerja e statusit martesor do të ndihmojë Ëest të pranojë se marrëdhënia martesore e palëve ka përfunduar si edhe do e ndihmojë të ecë përpara në një rrugë më të mirë, që do të ndihmojë në bashkëprindërimin paqësor të fëmijëve”, thuhet në padi.
41-vjeçarja argumenton se shtyrja e mëtejshme e divorcit vetëm do të krijojë tension dhe ankth, ndërsa akuzon bashkëshortin se po përpiqet që të rishkruajnë kushtet paramartesore që kanë nënshkruar. Dokumentit të gjerë i është bashkangjitur edhe një deklaratë nga vetë Kardashian.
“Dëshiroj shumë të divorcohem. I kam kërkuar Kanye që ta mbajë privat divorcin tonë, por ai nuk e ka bërë këtë. Ai ka publikuar informacione të pavërteta për çështje tonat private familjare dhe kjo më ka shkaktuar shqetësim emocional. Do të doja që marrëdhënia jonë të ishte e suksesshme, por kam kuptuar se nuk ka asnjë mënyrë për ta riparuar. Kanye nuk është dakord, por të paktën duket se ai ka kuptuar që unë dua t’i jap fund. Kërkoj që Gjykata të më kthejë në statusin e një personi beqar, në mënyrë që të mund të filloj procesin e shërimit dhe që familja jonë të fillojë procesin e shërimit dhe të ecë përpara në këtë kapitull të ri të jetës sonë”, shkruan Kim. / M.C/