Aplikacion
Rekomandimet e mia:
Mbështeteni Ukrainën ushtarakisht menjëherë, me çdogjë përveç se me ushtarë në terren. Armë, informacione, kibernetikë.
Falimentoni makinerinë ushtarake të Putinit. Ngrini dhe sekuestroni financat ruse dhe ato të Putinit dhe bandës së tij.
Dëbojeni Rusinë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, PACE, Interpol etj.
Tërhiqni të gjithë ambasadorët nga Rusia. Nuk ka kuptim të flitet. Mesazhi i ri i unifikuar duhet të jetë: “ndaluni ose do të izoloheni tërësisht”.
Ndalni të gjithë elementët e makinerisë së propagandës së Putinit. Fikini, shuajini, dërgojini në shtëpi. Mos e lejoni diktatorin të përhapë gënjeshtra dhe urrejtje.
Ekspozojini dhe veproni kundër lakejve të Putinit në botën e lirë. Nëse Shrëderi dhe të ngjashmit e tij vazhdojnë të punojnë për Putinin, ngrini akuza. Pyesni pronarët dhe reklamuesit e rrjeteve që bëjnë propagandë për Putinin, si Carlson, përse e lejojnë të ndodhë kjo.
Zëvendësoni naftën dhe gazin rus. Bëjini trysni OPEC, rrisni prodhimin, rihapni Keystone. Nuk e shpëtoni dot planetin, nëse nuk shpëtoni njerëzit që jetojnë mbi të.
Pranoni se do ketë kosto dhe sakrifica. Pritëm shumë gjatë, çmimiështë i lartë, por ai vetëm do të rritet. Eshtë koha për të luftuar.