Aplikacion
Zoom.al mëson se bëhet fjalë për bankën Credins, një ndër 5 bankat më të mëdha në Shqipëri, e krijuar në vitin 2003.
Grupi i grabitësve, ende i paidentifikuar, kishte planifikuar të hynte në bankë nëpërmjet kanaleve të nëndheshme të ujërave të zeza në Bulevardin Zogu i Parë.
Hyrja për në kanalet e nëndheshme për te banka është rreth 200 metra larg.
Ditën e djeshme, forca të shumta policie ushtruan kontrolle në kanalin në Bulevardin Zogu i Parë, por nuk dihet nëse është arritur gjetja e ndonjë materiali që mund te çojë në identifikimin e autorëve.
Burime te sigurta bëjnë me dije se plani për të vënë në jetë grabitjen ka qenë në fazën e planifikimit.