Aplikacion
“Ata do ta godasin Rusinë shumë fort dhe ka shumë më tepër që ne do të bëjmë në rast të një pushtimi,” thotë ai.
“Mos kini dyshim se nëse kompanitë ruse pengohen të rrisin kapitalin në tregjet financiare të Mbretërisë së Bashkuar, nëse heqim fasadën e pronësisë ruse të kompanive, të pronës, do të fillojë të dëmtohet.”
Dërgimi i trupave ruse në Ukrainë, Johnson tregon veprimet ndaj Putinit
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ka folur pas takimit urgjent të Cobra – komiteti i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që merret me emergjencat.
Ai ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin, tani ka shkelur sovranitetin ukrainas duke dërguar trupa dhe “shkatërruar plotësisht” ligjin ndërkombëtar, shkruan BBC.
“Ne do të vendosim menjëherë një paketë sanksionesh ndërkombëtare,” tha ai.
“Ky është vetëm i pari i një breshëri sanksionesh, sepse ne besojmë se do të ketë më shumë sjellje irracionale ruse në të ardhmen,” thotë ai.