Aplikacion
Sipas policisë, rreth orës 01:45, në Mamurras, pas një konflikti, Andi Diva dhe Kastriot Leshaj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke plagosur Andi Skonjan 39 vjeç, banues në Durrës dhe Gentian Divan, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras.
Pas ngjarjes, të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdes mjekësor.
Policia ka mundur të arrestojë Andi Divan si dhe ka shpallur në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Kastriot Leshajt, 50 vjeç, banues në Mamurras.
Gjatë kontrollit në banesën e autorit të arrestuar Andi Diva, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.