Aplikacion
Blendi Fevziu: Kush është personi më i rëndësishëm i pyetur deri tani?
Anduena Llabani: Procesi është në fazën më kulminante të tij.
Blendi Fevziu: Për cilin incenerator SPAK-u ka hyrë në fazën finale të çështjes?
Anduena Llabani: Janë bërë hetime për të 3 inceneratorët. Është një prokuror që merret me Tiranën dhe Fierin dhe është një prokuror që merret me Elbasanin. Procesi në fund të gjithë këtij diskutimi që ne bëjmë, nuk është vetëm një gjyq publik, është një proces që do të çojnë njerëz nën akuzë në bazë të provave dhe fakteve që do të mblidhen.
Blendi Fevziu: Kur?
Anduena Llabani: Besoj se këtë javë ne do të dëgjojmë të dhëna në lidhje me masa sigurie apo me persona të marrë nën përgjegjësi penale.