zoom

Politikë

Rusia njohu dy rajonet që u ndanë nga Ukraina, Meta: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar

Pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për të njohur separtatistët të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, vjen një reagim presidenti Ilir Meta.

Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut. Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës! Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, shkruan Meta.

Putin ka nënshkruar dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në Ukrainën lindore, Donetsk dhe Luhansk, një veprim që do të rrisë tensionet me Perëndimin mes frikës se Kremlini mund të nisë një pushtim të afërt të Ukrainës. Në një fjalim nga Moska, Putin iu drejtua popullit rus ku tha se ka nënshkruar dokumentet dhe ka kërkuar nga parlamenti rus të ratifikojë vendimin sa më shpejt të jetë e mundur.