Aplikacion
“Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zhvilloi një takim me zonjën Jorida Tabaku, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetare e Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për inceneratoret. Takim u zhvillua me kërkesë të zonjës Tabaku. Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicie që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratoreve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi. Nga ana tjetër, sigurojmë opinionin publik se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimmarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicie apo provë që paraqitet nga të gjithë palet që kanë dijeni rreth procesit për të cilin po hetohet”, thuhet në reagimin e SPAK.
Deputetja socialiste, Ermonela Felaj, ka deklaruar se do të padisë në SPAK kryetaren e komisionit hetimor, Jorida Tabaku. Felaj tha se Tabaku shkeli ligjin kur pati një takim me kreun e SPAK pasi ajo nuk mund të shkojë me iniciativën e saj dhe të takojë Arben Krajën. Felaj i bëri thirrje edhe Krajës që të mbajë qëndrim.