zoom

Politikë

Tabaku nxjerr grafikun e pagesave nga inceneratorët. ‘Nesër ministrat në Komision’

Kryetarja e Komisionit hetimor për inceneratorët, nënkryetarja e PD Jorida Tabaku ka nxjerrë sot grafikun që tregon skemën korruptive të pagesave të inceneratorëve.

Tabaku paralajmëroi informacione dhe shkresa që janë fshehur, por janë vënë në dispozicion nga zyrtarë kurajozë, me të cilat do të përballen ministrat e thirrur për të dëshmuar në komisionin hetimor.

“Sot para syve të të gjithë shqiptarëve është fakt korrupsioni galopant dhe afera më e rëndë e këtyre 30 viteve. Përkundër strategjive të shtetit shqiptar, përkundër rekomandimeve të KE, qeveria vendosi një ditë papritur se incenerimi do të jetë forma që do të zgjedhim për menaxhimin e mbetjeve. Raporti i KE thotë qartë në 3 vite më pas, ndërtimi i një inceneratori i ri, përveç atyre dy ekzistues vendos shqetësime shumë të mëdha në lidhje me zbatimin e legjislacionit të BE-së. Është përsëritur dhe nga BB. Shqipëria nuk i ka kapacitetet për 3 inceneratorët. Inceneratori i Elbasanit dhe kur ka punuar se tani nuk punon, ka punuar me 11% kapacitet.

Kush e ruan buxhetin e shtetit nga risku që ti i hapesh kontratave publike në nivel qendror dhe lokal. Sot kanë detyruar bashkitë e vendit të rrisin tarifat e pastrimit. Inceneratori i Fierit nuk punon, për Tiranën e keni parë. 100 mln euro për asgjë.

Pagesat që kanë ardhur nga librat e blerjeve të kompanive tregojnë se të tre inceneratorët kanë paguar veten, një grup kompanish të tyre. Kjo është një skemë piramidale për të fshehur se ku shkojnë realisht paratë. Lefter Koka ishte koka e turkut se ia çonte lekët drejtpërdrejt vetes. Këta janë treguar pak më të zotët, ia kanë çuar Zotos dhe Mërtirit dhe pastaj ata paguanin zyrtarët qeveritarë.

Sa ka qenë kosto reale e inceneratorëve?

Çfarë ka ndodhur gjatë javës në komision? Ne kuptuam që shteti financon po nuk kontrollon. Kompania e auditit zotërohet nga Stela Gugallja, shteti lan duart, thotë nuk e di. Kompania e mbikëqyrjes është zgjedhur po nga Klodian Zoto, nuk e njoh fare, po është propozuar nga vetë ai dhe këtë procedurë e ka miratuar shteti. Kush zyrtar shqiptar mban përgjegjësi? Janë 430 mln euro dhe kjo është një shkelje e jashtëzakonshme.

Çfarë kemi provuar me dëshmitarët të cilët kanë qenë në grupin e administratorëve?

Është një grup prej 10 personash që njihen që në 2010 me kompaninë H-Communication dhe ky grup 10 personash të punësuar në kompani të ndryshme të Zotos e Mërtirit dhe Gugalljas, kanë marrë përsipër, kanë krijuar kompani, kanë fshehur pronësinë e vërtetë dhe kanë marrë përsipër koncesionin. Ky është një monopol në emër të një individi të vetëm Zoto, mërtiri, Gugallja, 430 mln euro për mbetjet, për dherat dhe trajtimin e çdo mbetjeje në Shqipëri. Së fundmi, ajo që është e rëndësishme për t’u përmendur gjatë dëshmive të javës së kaluar ka lidhje me përgjegjësinë që kanë disa prej zyrtarëve. Ne provuam që autoriteti i konkurrencës deklaroi që procedura prokurim pa shpallje nuk ekziston në Shqipëri. Si mundet të thonë që mban përgjegjësi këshilli i ministrave kolektive dhe asnjë prej ministrave individuale. A e dini që Edi Rama ka frikë t’i firmosë vendimet?  I firmos gjithmonë zëvendës kryeministri. Po diku është firma e tij. Por edhe nëse s’ka përgjegjësi ligjore, a ka përgjegjësi morale, politike që ka dalë në mbrojtje të këtyre kriminelëve në kërkim. Ne gjatë kësaj jave me dëshmitarët politikë zyrtarë, do tregojmë përgjegjësinë e tyre individuale. Këtu bëhet fjalë për përgjegjësi individuale. Dëmi është për buxhetin e shtetit Dua të falënderoj një grup zyrtarësh që kanë refuzuar të firmosin dhe që kanë sjellë informacione dhe shkresa që nuk i ka marrë dot komisioni hetimor. Zyrtarisht i kanë hequr disa shkresa nga dosjet, por i kemi marrë pa merak. Ka zyrtarë kurajozë plot administrata publike, do i shikojnë ministrat nesër në komision. Dua të falënderoj dhe një grup gazetarësh që janë përballur me padi”, deklaroi Tabaku.

 

Postime të lidhura