zoom

Politikë

Inceneratorët, Shalsi: I kemi thënë po Komisionit Hetimor, por s’mund të ngatërrojë rolet

Në një deklaratë për mediat, Eduard Shalsi tha se Komisioni Hetimor po ngatërron rolet me prokurorët dhe se qëndrimet e deputetëve të opozitës po komprometojnë rëndë edhe procesin hetimor, lidhur me aferat e inceneratorëve.

“Impiantet janë dhe sfida mbetet që ato të punojnë në mënyrë efikase. I gjithë procesi është shumë delikat”, tha ndër të tjera ai.

Gjithashtu Shalsi theksoi se kurrsesi nuk është marrë përgjegjësi për të mbrojtur personat që kanë shkelur ligjin, ndërsa theksoi se nëse qeveritë do të kishin qenë të përgjegjshme, situata do të duhej të kishte ndryshuar.

“Vijojnë debatet e kota , një proces paradoksal. Po konfondojmë rolet tona si parlamentar me rolet e gjykatësit dhe prokurorit. Ajo që ndodh rëndon me Komisionin Hetimor qëllimi i të cilit është ajo që po duket si një gjyq publik. Nga njëra anë kemi një reforme në drejtësi që po jep frytet e veta. Na shqetëson mungesa e seriozitetit. Kemi qenë të shqetësuar me dëshmitarët ku një pjesë e tyre janë të thirru në SPAK. Sot e dimë që kemi njerëz të arrestuar të akuzuar, duhet të sigurojmë mbështetjen tonë Komisionit Hetimor, por pa ngatërruar rolet , dhe pa cënuar rolin e rëndësishëm që kanë marrë organet e drejtësisë. Kemi një opozitë kuturu që po e paralajmëromë të jetë e kujdesshme në Komisionin e Hetimor sepse nuk duam të cënohet procesi i hetimit”, tha ai.

Postime të lidhura