zoom

Politikë

Foto/LSI publikon emrat dhe pronarët e kompanive fiktive që kanë përfituar para nga Inceneratorët

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka publikuar emrat dhe fotografitë e disa kompanive  dhe pronarëve të tyre, që kanë përfituar para nga Inceneratori i Fierit.

“Froggy SH.P.K”, “Pupa Services”,”Best Services”, “Leli-17” dhe “Froggy 03”, janë 5 kompanitë që Kryemadhi i ka postuar si fiktive, të krijuara vetëm për të marrë përfitime nga inceneratorët.

Ajo thotë se nga 31 mld që ka dhënë qeveria për këtë objekt, 2.1 mld kanë financuar një skemë krimi ekonomik.

Posti i Kryemadhit:

Ja “veprat” e Edi Ramës, që qytetarët ta kuptojnë se ku ikin paratë e tyre!

Nga 31 miliard lekë, që qeveria i ka dhënë inceneratorit të Fierit deri në Dhjetor 2021, 2,1 miliard lekë, rezultojnë të jenë implikuar në një skemë krimi financiar.

Këto janë faturat tatimore me data, se si Inceneratori Fier ka realizuar skema për fryrje kostosh dhe rimbursim TVSH-je.

Kompanitë janë krijuar me qëllimin e vetëm për të realizuar evazionin financiar, ato kanë nga 2 punojës, të regjistruar fiktivisht, nuk kanë mjete, si dhe rezultojnë pa licensa.

Pagesat për Inceneratorin e Fierit duhet të kishin ndaluar prej kohësh dhe duhej të ishte nën sekuestro preventive.

Ndërkohë që do vijojmë të bëjmë publike, pa kompromis, faktet tronditëse të aferës së 3 inceneratorëve, inkurajojmë prokurorët e SPAK, të shohin paditë dhe faktet e paraqitura, për t’i vendosur para drejtësisë të gjithë përgjegjësit!

Postime të lidhura