zoom

Politikë

“Janë të përfshirë 4 ministra”, Salianji: Rama i fshihet përballjes për inceneratorët

Jashtë Kuvendit, deputeti demokrat, Ervin Salianji akuzoi kryeministrin Edi Rama se po i fshihet përballjes për aferën e inceneratorëve, pasi ka munguar në tre seanca plenare.

Salianji deklaroi për media se Rama po mbrohet nga ministra që nuk kanë asnjë identitet politik, apo nga ish-kolegë, që pretendojnë se janë në opozitë, duke nënkuptuar me këtë ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Jemi në një situatë ku Edi Rama ka tre seanca që i fshihet, struket e zhduket, për shkak të aferës korruptive. Po mbrohet nga ministra që nuk kanë asnjë identitet politik. Mbrohet nga ish-kolegë, që pretendojnë se janë në opozitë. Fokusi sot duhet të jetë për zbardhjen e kësaj afërte. Gjithçka tjetër, që ka të bëjë me heqjen e vëmendjes, i shërben Edi Ramës.

Janë të përfshirë më shumë se katër ministra në këtë aferë, madje thuajse gjithë struktura shtetërore, sekretari i kryeministrisë, disa bashki të rëndësishme, për të bërë të mundur që këto para të përdoren për të blerë zgjedhje apo intimiduar e joshur presona të caktuar në media apo në çfarëdolloje tjetër. Do të kishim një situatë tjetër të gjendjes ekonomike, me këto para. Nuk do të kishim këtë tmerr me rritjen e çmimit të karburanteve, të energjisë. Do të kishim para për të mos i zhvatur më tej bizneset”, tha Salianji.

Postime të lidhura