Aplikacion
Ajo tha se PD është e zotuar që do i shkojë deri në fund këtij procesi dhe tregoi të gjitha shkeljet që janë bërë. Sipas Tabakut, në inceneratorin e Tiranës ende nuk dihet se cili është fituesi.
“Sot siç duket janë zgjuar nga gjumi dhe kanë nisur të flasin për inceneratorët. Disa nga xhelozia, disa nga frika, disa nga lufta e brendshme në PS se kush do të nxjerri letrat e kujt. Ju siguroj për diçka. Ka qenë në interesin e parë të PD për ta denoncuar të plotë. As unë s’e besoja që afera do të ishte e tillë. Askush nuk e besonte që ishte çështje korrupsioni dhe nuk e dinin se sa e përfshirë ishte qeveria që nga Edi Rama e deri te Lefter Koka që sot është në burg. Kemi parë zyrtarë që kanë firmosur. Kjo është një nga elementët e çështjes. Me dhënien e kësaj kontrate është zbatimi. Sot po zbulohet që është pastrim parash. Qytetarët po shohin që PD i ka seriozisht të gjithë çështjet. Ne do të ekspozojmë çdo lloj afere.
Kur kam bërë interpelancën me Gjikunrin doli Rama dhe bëri një deklaratë publike, ashtu siç bëri edhe dje, por dje ju shiti. Qytetarët po pyesin veten, kush është i përfshirë në aferë? Administrator i Fierit solli test COVID-i. Atit zotërisë do i thoja se si ka mundësi që është përfshirë në 4 kompani të ndryshme. Si ka mundësi që nuk e dimë që inceneratori i Tiranës nuk e dimë kush është pronari përfitues. Ministrat nuk pyesin se ku shkuan paratë. Nuk është dhënë leje për ndikimin në mjedis, është shkelur ligji. Kush i jep lejet veç Edi Ramës? E kuptoni çfarë ndodh me administratën? I kanë vendosur të firmosin në zullumin që këto kanë përfituar. 40 mln euro i janë dhënë kompanisë së Zotos”, tha Tabaku.