Aplikacion
Ndërkohë Tabaku ka kërkuar që Spaho të vijojë punën në komision dhe ta dërgojë deri në fund misionin që ata kanë nisur.
“Jemi duke hedhur dritë në këtë aferë. Unë besoj se do shumë guxim, kurajo dhe integritet t’i vesh emër korrupsionit dhe unë i falënderoj të gjithë deputetët e opozitës që e kanë bërë këtë, sepse ne kemi vetëm një armik të përbashkët që është korrupsioni në qeveri. Ajo që ka dalë në dritë deri tani në fakt e ka bërë të dridhet qeverinë. Çfarë ka dalë në dritë deri në këtë moment nga ana e këtij komisioni hetimor e ka bërë qeverinë sigurisht të dridhet. Dje Edi Rama i shiti disa ministra, tha do të kenë përgjegjësi personale. Ju e shikoni se si dëshmitarët ndryshojnë kur vijnë këtu. Ju shikoni se si pyeten dëshmitarët. Pa asnjë kompromis”, ka thënë ai.
Pjesë nga biseda:
Edmond Spaho: Nuk i vura në diskutim përpjekjet e Opozitës për të hedhur dritë mbi këtë aferë, tuajat apo të kolegëve. Kur kam pranuar të marr pjesë në kërë komision, kam besuar. Nga praktika e komisioneve të mëparshme parlamentare, shoh që ky komision do të ketë të njëjtin fat si të tjerët. Mazhoranca, pavarësisht se ndodhet në konflikt interesi, do të vijojnë të sabotojnë sikur ndodhi dje. Gazetari duhej pyetur sot sërish dhe duhet të kishte mbaruar pjesa e interpretimit të ligjit. Nuk kam gjë me ju uroj të vazhdoni.
Jorida Tabaku: Normalisht do të vazhdojmë
Edmond Spaho: Do të dalim me dy raporte.
Jorida Tabaku: Rëndësi ka transparenca jonë.