Aplikacion
Mësohet se janë gjetur dy armë kallashnikovë që dyshohet se u përdorën në vrasjen e rapsodit dhe mikut të tij. Zbulimi erdhi pas një përgjimi ambiental të të dyshuarit Edmond Perdoda me një familjar të tij. Mësohet se armët u zbuluan të groposura në Lalm Lukaj. Me herët për vrasjen e dyfishtë është arrestuar vëllai i tij, Aleksandër Perdoda.
Prokuroria ka arritur të gjejë edhe armët e krimit, dy kallashnikovë, duke iu referuar përgjimeve. Ndërkohë, ngjarja ka ndodhur për shkaqe pronësie, ku ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes dy vëllezërve Edmond e Aleksandër Përdoda dhe dy miqve Kolë Murrani e Preng Simoni, këta të fundit të mbetur viktima.