Aplikacion
Tiranën e duan dhe e lavdërojnë ata të cilëve Tirana u shërben. Ata që kanë biznese apo punë të mira brenda në Tiranë dhe shtëpi jashtë Tirane. Ata që marrin vota në Tiranë dhe nëpërmjet pushtetit të i jep vota e “tiranasve” qeverisin qytetin apo krejt vendin. Ata që qejfet që i bëjnë në Tiranë nuk mund t’i bëjnë askund tjetër.
Tiranën e qajnë me nostalgji ata që kanë lindur e janë rritur në “Tironën” e sistemit të kaluar. Në fakt, disa prej tyre ia kanë parë “hajrin” më së shumti kësaj kohe, sepse janë super pasuruar duke shitur arat dhe kullotat e gjyshërve për truall pallatesh, me çmimin e metrit katror sa të truallit pranë “Notre Dame” në Paris.
Tiranën e urrejnë dhe e shajnë ata që mezi mbijetojnë në këtë qytet, kryesisht ata që erdhën nga “ana e anës” për një jetë më të mirë dhe janë të lodhur e të zhgënjyer nga çfarë po i “marrin” kësaj Tirane.
Tirana sot është një qytet ku gëlojnë njerëzit sepse në Tiranë ka akoma punë, sepse në Tiranë akoma ndërtohet me ritme të çmendura. Nuk dua t’i futem aspektit të kritereve urbane apo estetike të këtyre ndërtimeve, as prejardhjes së parave që “betonizohen” në Tiranë. Ajo që më shqetëson, është drama që të gjithë ne do të përjetojmë kur qyteti “të ngopet” dhe ndërtimet të ndalojnë, qoftë edhe për arsye të tjera. Përvoja botërore ka shumë raste të transformimit të qyteteve të mëdha në qytete fantazmë. Shikoni Tianducheng në Kinë dhe Ashgabat në Turkmenistan. Kujtoni historinë e Detroitit të braktisur, dikur qyteti i katërt më i madh në USA.
Më vjen shumë keq kur mendoj se për arsye dhe dinamika të ndryshme nga rastet e sipër përmendura, edhe Tirana jonë, shumë shpejt do të shndërrohet në “ghost city”, së paku pjesërisht. Arsyeja kryesore është se kryeqyteti ynë i varfër por funksional i 30 viteve të shkuara, me qëllimin që të bëhej “metropolitan”, u sulmua me ligësi histerike, pa plane, pa projekte e pa vizion. Një qytet që u rrit në “bad faith”, në mënyrë hipokrite. Një qytet që pasi i bëjnë pak kozmetikë në “fytyrë”, duan të na detyrojnë të pranojmë si të bukur edhe “trupin e saj të kalbur dhe të deformuar”!
Tirana zor se shpëton. Të shpëtojë kush të mundet!
Kuptoi që do të arrestohej/ Polici tenton të arratiset me vrap, pamjet nga kamerat e sigurisë